Ushtarja kanadeze kthehet pas 20 vjetësh në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Një ushtare kanadeze që i ka ndihmuar fëmijët kosovarë kur po shërbente si paqeruajtëse në vitin 1999, është kthyer përsëri për t’i takuar ata. Vuajtjet që atëbotë ajo i ka parë te fëmijët që sapo kishin dalë nga lufta, kanë pasur ndikim të madh në jetën e saj, pasi është përballur me çrregullime të stresit post-traumatik.