Kërkohet drejtësi për Liridonën e siguri për gratë
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra qytetarë morën pjesë në një marsh protestues të martën në Prishtinë, pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit më 29 nëntor. Ata kërkuan drejtësi për vrasjen e Liridonës dhe dënime meritore për vrasësit e saj, ndërkohë që thanë se Kosova është shndërruar në vend të pasigurt për gratë. Marshi u organizua me moton “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave”.