Kërkohet drejtësi për gratë e vrara në Kosovë
Your browser doesn’t support HTML5
Qindra qytetarë marshuan në Prishtinë duke kërkuar barazi dhe drejtësi për gratë e vrara në Kosovë. Në marshin e organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Mars, aktivistet bënë thirrje për mbrojtjen e grave që janë viktima të dhunës në familje. Në 13 vjetët e fundit në Kosovë janë vrarë 55 gra. Këto raste kanë tronditur opinionin publik.