Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit, ka shtyrë për një ditë tjetër diskutimin për Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës.
Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti, i cili është edhe nënkryetar i Kuvendit, tha se me që në sallë janë vetëm 34 deputetë, nuk mund të nisë debati për shqyrtimi e projektligjit për zgjedhjet.
“Sa i takon pikës 11 që është tejet e rëndësishme për t'u diskutuar dhe për të vendosur që është shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zgjedhje në Republikën e Kosovës, besoj se nuk do të duhej me hy në debat me që janë kaq pak deputetë në sallë. Nuk ka deputetë në sallë dhe unë mendoj se duhet ta shtyjmë këtë punë”, tha Haliti.
Ai bëri të ditur se të hënën, kryesia e Kuvendit mund të vendosë për ditën se kur mund të diskutohet për këtë projektligj.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Institutit Demokratik të Kosovës, që monitorojnë punën e Kuvendit, vlerësuan se kjo mënyrë e punës së Kuvendit është e papranueshme.
Driton Selmanaj, nga Insituti Demokratik i Kosovës (KDI), tha se në radhë të parë vendimi i kryesuesit të Kuvendit ishte arbitrar pasi që sipas tij, më herët në seancë me atë numër të deputetëve u diskutuan dy çështjet të tjera, kurse për Projekt –ligjin për Zgjedhjet, nuk lejojë të zhvillohet debati.
“Mendoj se mungesa, sidomos e deputetëve të PDK-së, shpërfaq edhe një herë papërgjegjësinë totale që ata e kanë ndaj një procesi shumë të rëndësishëm, siç është në këtë rast miratimi i ligjit për zgjedhje, i cili do të rezultojë me veprime të tjera politike që vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme".
"Kjo sjellje duket se shpërfaq idenë që dikujt i konvenon se kjo qeverisje edhe më tutje të vazhdojë dhe të prolongohet procesi eventuale i zgjedhjeve të parakohshme”, tha Selmanaj.
Mungesën e deputetëve të PDK-së në sallë në fillim të seancës, shefi i grupit parlamentar Adem Grabovci e ka arsyetuar me faktin se ata janë në një përvjetor të një masakre që ka ndodhur gjatë luftës në Skenderaj.
“Unë kisha propozuar që seanca të shtyhet, me që e dimë se është përvjetori i Izbicës. Për korrektësi deputetët më kanë paralajmëruar se do të jenë atje”, Grabovci.
Mirëpo, nuk është hera e parë që në mungesë të kuorumit seancat në Kuvendi e Kosovës kanë dështuar.
Selmanaj thotë se kjo legjislaturë, ka dëshmuar një papërgjegjësi të madhe ndaj njerëzve që i kanë votuar ata.
“Kjo flet për injorim që deputetët tregojnë ndaj votuesve, sepse votuesit i kanë votuar ata që të përfaqësojnë interesat e tyre dhe të vendosin në emër të tyre, por jo të ikin nga seanca dhe të mungojnë. Por fatkeqësisht ky është realiteti".
"Mungesa e sotshme nuk flet vetëm për një qasje të cilën deputetët e kanë pasur në vazhdimësi, por flet edhe për një element tjetër që mendoj, në këtë rast, tema e ditës ka qenë ajo që i ka penguar ose e kanë bërë më qëllim që të mos jenë aty dhe të dështojë seanca”, tha Selmanaj.
Vitin e kaluar disa herë patën dështuar seancat e Kuvendit të Kosovës pasi që deputetët e të gjitha subjekteve politike ishin angazhuar në fushata zgjedhore të zgjedhjeve lokale.
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi atëherë ishte detyruar të thërrasë në mbledhje me shefat e grupeve parlamentare të partive politike në Kuvend me të cilët kishte vendosur që të ndërpres punën e Kuvendit deri në përfundimin e zgjedhjeve lokale.