Testimi që bllokoi trafikun e kryeqytetit

Të premten Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e radhës të qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës. Testimi do të vazhdojë edhe gjatë vikendit.

Por, ky testim ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugë

Tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugët e Prishtinës.

Sipas njoftimit të Komunës së Prishtinës, nga dita e premte e deri të dielën më 30 tetor, vazhdon testimi i radhës i shndërrimit të gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Sipas Komunës, qëllimi kryesor i gjithë procesit është zgjidhja afatgjate e lirimit të hapësirave të lëvizjes për këmbësorë.

Qarkullimi për transportin publik në rrugët e mbyllura do të bëhet me shpejtësi minimale të lëvizjes.

Tollovia e shkaktuar si pasojë  e mbylljes së disa rrugëve.

Pritjet e qytetarëve me automjete në kolona mëngjesin e së premtes kanë qenë mbi një orë. 

Kaosi nëpër rrugët e Prishtinës.

Një tjetër pamje e kolonave të gjata të automjeteve.

Pamje nga rrugët e kryeqytetit.

Testimi nga ana e Komunës po ndihmohet nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, duke i orientuar qytetarët pjesëmarrës në trafik.

Rruga nga sheshi kryesor deri te Katedralja është mbyllur për qarkullim të automjeteve.

Qarkullimi i vështirë me automjete mëngjesin e së premtes në Prishtinë.

Rrugët e Prishtinës më 28 tetor.

Rruga nga Menza e studentëve deri te semaforët.

Tollovitë më të mëdha ishin kryesisht te kryqëzimet e rrugëve.

Një këmbësore duke përshëndetur dikë ndërsa shihet trafiku i mbingarkuar me automjete.

Të premten Komuna e Prishtinës ka filluar testimin e radhës të qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinës. Por, ky testim ka shkaktuar tollovi dhe kolona të gjata të automjeteve nëpër rrugë. Se si dukeshin rrugët e kryeqytetit mëngjesin e së premtes, mund t’i shihni në fotografitë që kanë realizuar fotoreporterët e Radios Evropa e Lirë.