Mitrovicës i rikthehen tingujt e muzikës jazz

Your browser doesn’t support HTML5

Mitrovica International Jazz Days (MIJD) ka nisur edicionin e parë në qytetin e Mitrovicës, më 28 gusht, me performancën e Jazz artistit të njohur në skenat ndërkombëtare, Richard Bona dhe orkestrën rezidente të festivalit, MIJD Big Band. Pjesë e këtij edicioni do të jenë edhe dyshja Michael League dhe Bill Laurance, Ansambli Ganna, Elina Duni e të tjerë. Ky festival u organizua si rikthim i memories kolektive në qytetin e njohur për traditën e tij të kulturës jazz dhe rock and roll. Festivali do t'i ketë dyert e hapura deri më 2 shtator.