Stafi i "jahtit të Putinit" përpiqet t’i pengojë gazetarët e REL-it
Your browser doesn’t support HTML5
Gazetarët e Radios Evropa e Lirë u ndoqën nga një dron dhe u morën në pyetje nga policia, pasi iu afruan një superjahti me vlerë prej 700 milionë dollarësh, që besohet të jetë në pronësi të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Anija luksoze me emrin Scheherazade, e gjatë 140 metra, u sekuestrua nga Italia në majin e vitit 2022, si pjesë e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sekuestrimi i superjahtit është në thelb të një rasti në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa gazetarët hulumtues pretendojnë se Putini është pronari i vërtetë i anijes. Eduard Khudainatov, ish-shef ekzekutiv i gjigantit energjetik rus Rosneft, thotë se është pronar i Scheherazades – dhe i dy superjahteve të tjera të sekuestruara, që mendohet të jenë prona të oligarkëve. (Përgatiti: Trim Haliti)