Izraeli ka identifikuar një rast të infektimit me variantin e koronavirusit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, ka thënë Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet, më 26 nëntor.
“Varianti i zbuluar në shtetet e Afrikës së Jugut, është identifikuar edhe në Izrael”, ka thënë Ministria, duke shtuar se rasti është regjistruar “te një person që është kthyer nga Malavi”.
Dy raste tjera janë identifikuar në “njerëz që kanë ardhur nga jashtë”, ka thënë po ashtu Ministria, duke shtuar se të gjithë i janë nënshtruar masës së karantinës.
Të tre personat janë të vaksinuar, pa specifikuar numrin e dozave apo llojin e vaksinës.
SHIKONI EDHE: Disa shtete mbyllin kufijtë si pasojë e variantit të ri të COVID-19Lajmi për përhapje të këtij virusi në Izrael vjen një ditë pasi shkencëtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se kanë identifikuar variantin e ri B.1.1.529 me të paktën 10 mutacione, në krahasim me dy sa ka Delta.
Autoritetet në Afrikën e Jugut ka thënë se ky variant përbën “shqetësim serioz” dhe kanë thënë se ai qëndron mbrapa rritjes së shkallës së infektimit.
Izraeli ka qenë një prej shteteve të para që ka nisur fushatën e vaksinimit vitin e kaluar.
Më shumë se 5.7 milionë banorë në shtetin me 9 milionë banorë janë të vaksinuar plotësisht.