Feride Rushiti: Shteti po dështon t'i mbrojë gratë nga dhuna

Your browser doesn’t support HTML5

Shoqëria dhe shteti i Kosovës po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga dhuna, thotë Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se përgjegjësinë për rastet e dhunës dhe të vrasjeve nuk e kanë vetëm kryerësit e veprave, por të gjithë mekanizmat që duhet të ofrojnë siguri. Sipas Rushitit, dhunuesit duhet të marrin dënime të ashpra. Në javën e fundit në Prishtinë janë vrarë dy gra - njëra prej tyre shtatzënë. Të dyshuar kryesorë për vrasjet janë bashkëshortët e tyre.