Mushkolaj: Fjalimi i presidentes, përpjekje për ta zhveshur veten nga përgjegjësia institucionale
Your browser doesn’t support HTML5
Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Imer Mushkolaj, komentoi për Radion Evropa e Lirë fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Mushkolaj tha se Osmani është vonuar në prezantimin e qëndrimeve të saj, pasi, sipas tij, qeveria aktuale tashmë është në fund të mandatit të saj. Mes tjerash, Mushkolaj tha se presidentja Osmani në këtë kohë nuk mund të paraqesë qëndrime të kundërta me qeverinë, sepse, vlerësoi ai, gjatë gjithë mandatit kanë pasur thuajse të njëjtat qëndrime për tema të rëndësishme, siç është shtrirja e autoritetit në komunat veriore dhe procesi i dialogut me Serbinë.