Rezultatet e hulumtimit të Institutit për çështje evropiane, organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë. Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi Kosovën, ndërkohë që shumica dërmuese nuk e di se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Hulumtimi i opinionit publik lidhur me marrëdhëniet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës është bërë gjatë periudhës nga 6 deri më 12 mars, 2020, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarve, në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.
Gati se gjysma e të anketuarve (46 për qind), konsideron që nuk është e mundur që Serbia sërish të realizojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërkaq 38 për qind e të anketuarve konsiderojnë që një gjë e tillë është e mundur. Se kjo është e mundur në masë të madhe, këtë e konsiderojnë të anketuarit me moshë më të vjetër se 45 vjet dhe të anketuarit me nivel më të ulët të arsimimit, thuhet në hulumtim.
SHIKONI EDHE: Kosova synon njohjen nga Serbia, nuk dëshiron kompromisSe Kosova është e humbur, këtë e konsiderojnë 42 për qind e qytetarëve, ndërkaq 46 për qind konsiderojnë që nuk është e humbur. Qëndrimi se Kosova është e humbur, në masë më të madhe është shprehur nga të anketuarit e moshës 30 deri 44 vjeç, nga të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit dhe nga popullata e qyteteve, tregojnë rezultatet e hulumtimit.
Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 77 për qind i tyre nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërkaq 13 për qind e të anketuarve, do ta mbështesnin. Të anketuarit mbi moshën 45 vjet janë ata që janë në numër më të madh që kanë qëndrimin se nuk do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës.
Shumica nuk e dinë se cili është plani për Kosovën
Madje, 89 për qind e të anketuarve, nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
“Plani i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili Kosovës do t’ia sillte pavarësinë, ndërkaq për qytetarët e Serbisë një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë, nuk do ta përkrahnin 57 për qind e të anketuarve, ndërkaq 23 për qind do ta përkrahnin këtë plan”, thuhet në hulumtim.
SHIKONI EDHE: Vuçiq për REL: Po e pres propozimin për KosovënPak më shumë se një e katërta (27 për qind) e të anketuarve konsideron që kjo qeveri (e Serbisë) do ta pranojë Kosovën, ndërkaq pak më shumë se gjysma e të anketuarve (53 për qind) mendon që kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë. Një e pesta e të anketuarve nuk di se si të deklarohet.
Në qoftë se nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 për qind), në votim nuk do të dilnin 14 për qind, 11 për qind nuk do të dinin se si të votonin, ndërkaq 9 për qind do të votonin për. Të anketuarit që do të votonin kundër, në masën më të madhe janë meshkuj dhe të anketuarit mbi moshën 45 vjet.
SHIKONI EDHE: Shqiptarët dhe serbët në Kosovë e përkrahin një marrëveshje finale me SerbinëNë raport me vitin 2019, është vërejtur ulje e numrit të të anketuarve që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, ka theksuar Instituti për çështje evropiane.
Instituti për çështje evropiane është organizatë e pavarur, joqeveritare, i cili në Serbi është themeluar në vitin 2010. Ky institut i përcjellë bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian dhe angazhohet në mënyrë aktive për anëtarësimin e Serbisë në kornizat euroatlantike.