Thaçi: Kam biseduar me Erdoganin për njohjen nga Izraeli

Your browser doesn’t support HTML5

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një konference për media më 7 shtator, tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, nuk e cenon partneritetin me Turqinë. Ai tha se për këtë çështje ka biseduar me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Më 4 shtator, Kosova dhe Izraeli janë dakorduar që të vendosin marrëdhënie diplomatike. Kosova ka thënë se shumë shpejt do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem.