Hapet Observatori dhe Planetariumi i parë Kombëtar i Kosovës
Ndërtesa e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime, shihet nga larg.
Një teleskop i vendosur në kulmin e ndërtesës së Observatori dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime.
Organizata Astronomy Outreach of Kosovo (AOK) shpreson që kjo do të nisë një “epokë të re të integrimit, hulumtimit dhe kërkimit shkencor për popullin e Kosovës”.
Ndërtesa e Observatorit dhe Planetariumi Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime.
Një teleskop i Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime, i drejtuar kah dielli.
Në vitin 2015, AOK-un e kishte themeluar Pranvera Hyseni, e cila për momentin po kryen studimet e doktoraturës në Universitetin e Kalifornisë për shkencat planetare.
Sipas AOK-ut, teleskopi kryesor dhe pajisjet e tjera që do të përdoren në Observator, janë dhuruar nga një kompani amerikane e teleskopëve, Celestron, dhe donatorë të tjerë kryesisht amerikanë.
Figura të trupave qiellorë varur brenda ndërtesës së Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime.
Ndërtimi i Observatorit është mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe komuna e Shtimës në vlerë prej 310.000 eurosh.
Observatori dhe Planetariumi Kombëtar i Kosovës do të jetë i qasshëm për publikun nga 20 qershori.
Një teleskop i vendosur në kulmin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës në fshatin Rashincë, Shtime.
Më 20 qershor, në këtë observator janë planifikuar aktivitete të shumta, si vrojtimi i diellit me teleskop, punëtori për operimin e teleskopit, shfaqje shkencore në planetarium dhe vrojtim i qiellit gjatë natës.