Korrje-shirjet, të kushtueshme e të pamjaftueshme
Që nga fundi i qershorit në Kosovë ka nisur fushata e korrje-shirjes së grurit.
Një kombajnë duke korrur grurë në rajonin e Vushtrrisë.
Për shkak të kushteve të pafavorshme klimatike dhe shtrenjtimit të çmimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, kultivuesit e grurit nuk janë në gjendje të garantojnë sasi dhe cilësi të duhur.
Fermerët thonë se shkaku i rritjes së çmimit të plehut artificial dhe derivateve të naftës, e kanë zvogëluar sipërfaqen e tokës së mbjellë me grurë.
Një kombajner gjatë procesit të korrjes së grurit.
Kosova sivjet ka rreth 70 mijë hektarë sipërfaqe të mbjellë me kulturën e grurit.
Sipas të dhënave zyrtare, në Kosovë nevojat për këtë produkt për kokë banori janë 204 kilogramë grurë, që i bie se në Kosovë duhet të harxhohen 410.000 tonë grurë.
Në vitin 2020, Kosova ka siguruar 341 mijë tonë grurë nga 80 mijë hektarë sipërfaqe të mbjella me këtë kulturë. Të dhënat për vitin e kaluar mungojnë.
Kosova edhe sivjet do të varet nga importi, thonë ekspertët e kësaj fushe, pasi duke u bazuar në sasinë dhe cilësinë së grurit, gjysma e nevojave dhe kërkesave të qytetarëve për këtë produkt nuk do të përmbushen.
Një qytetar hipur në kombajnë duke mbajtur thasët gjatë korrjes së grurit në arën e tij.
Një fermer duke bartur grurin nga kombajna në traktorin e tij.
Disa thasë me grurë të sapokorrur pranë një mulliri në komunën e Vushtrrisë, Kosovë.
Një fermer duke transportuar grurin me traktor drejt një prej pikave grumbulluese, afër një mulliri ku pastaj bëhet pastrimi, ndarja dhe bluarja.
Kalli i pjekur gruri gjatë perëndimit të diellit në një nga arat e mbjella me grurë në Kosovë.