Është gjithnjë e më e sigurt se gjatë mandatit të ri të institucioneve të Bashkimit Evropian, pritet të emërohet një i dërguar i posaçëm që do të merret me normalizimit të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Sipas burimeve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në rast se përbërja e re e Komisionit Evropian vendos të bëjë këtë emërim atëherë, personi që do ta ushtrojë këtë funksion do të jetë nga Gjermania.
Burime të REL-it nga Qeveria gjermane kanë konfirmuar se Berlini zyrtar është shumë i interesuar për një të dërguar të mundshëm që vjen nga ky vend.
SHIKONI EDHE: Matthew Palmer emërohet Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin PerëndimorSipas burimeve në Berlin, në momentin kur nisma fillon zyrtarisht, Qeveria gjermane do të insistojë që ndërmjetësi në dialogun e bllokuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të jetë përfaqësuesi i saj.
Sipas burimeve gjermane, kjo do të "amortizonte" procesin e udhëhequr deri më tani nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së në largim Federica Mogherini, e cila, siç thonë në Berlin, "në mënyrë të pashmangshme çonte në një shkëmbim territoresh".
Dy arsye për emërimin e të dërguarit të posaçëm
Burime nga disa shtete anëtare të BE-së tregojnë se ekzistojnë dy arsye për caktimin e një përfaqësuesi të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.
E para ka të bëjë me vendimin e fundit të administratës amerikane për të emëruar Matthew Palmer si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor.
Një rrethanë tjetër që çon në vendimin për emërimin e një të dërguari special evropian është Përfaqësuesi i Lartë i ardhshëm i BE-së, Josep Borrell.
Ministri aktual i Jashtëm i Spanjës, dhe kryediplomati i ardhshëm evropian, Josep Borrell, vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, për të cilën ai personalisht ka qenë shumë kritik.
*Video: Një spanjoll në krye të politikës së jashtme të BE-së
Your browser doesn’t support HTML5
Megjithëse BE-ja pretendon të jetë neutrale ndaj statusit të Kosovës, burimet diplomatike të BE-së e konsiderojnë se pozicioni i Borrellit si një lehtësues ose ndërmjetës në dialog, është shumë i ndjeshëm.
Toby Vogel, një ekspert në Këshillin e Politikave të Demokratizimit (DPC), mendon se ideja e emërimit të një të dërguari të BE-së për të mbikëqyrur dialogun Prishtinë-Beograd është i kuptueshëm, pasi do të lehtësonte punën e Josep Borrellin, i cili, sipas tij do të merrej me çështje më të ngutshme ditore.
Në një bisedë me Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, zyrtarët evropianë shpjegojnë mundësinë e emërimit të një të dërguari të veçantë me faktin se dialogu ndërmjet Kosovës-Serbi kërkon energji të veçantë, investim në kohë dhe angazhim, kështu që është "më e mençur të emërosh një person që të merret vetëm me këtë çështje".
SHIKONI EDHE: Çfarë mund të thotë emërimi i Borrellit për dialogun Kosovë-Serbi?Të njëjtat burime njoftojnë se, në terma zyrtarë, i mbetet Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell të vendosë nëse ai do të angazhohet në dialog personalisht, ose, si një skenar më i mundshëm, ta delegojë çështjen te përfaqësuesi i posaçëm.
Sipas burimeve jozyrtare të BE-së, Borrell tashmë ka treguar se është në gjendje të heqë dorë nga ndërmjetësimi duke emëruar një të dërguar special. Zyrtarët e BE-së presin që gjërat të jenë më të qarta në tetor pas një debati në Parlamentin Evropian, kur duhet të diskutohet edhe konfirmimi i emërimit të Josep Borrell në postin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së.
Bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë janë bllokuar që nga nëntori i vitit të kaluar. Në përgjigje të masave të Serbisë për të bllokuar pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës vendosi një tarifë prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia në Kosovë.
Komuniteti ndërkombëtar pret që Qeveria e ardhshme e Kosovës të përqendrohet në çështjen e taksës, duke krijuar kështu kushte për rinisjen e negociatave, pasi Serbia refuzon të kthehet në tryezën e bisedimeve pa heqjen e saj.