Garë me kuaj për nder të përvjetorit të pavarësisë
Në përvjetorin e 16-të të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në fshatin Prelez i Muhaxherëve, në Ferizaj, u mbajt një garë me kuaj.
Kjo është hera e dytë që një garë e tillë është mbajtur në këtë fshat.
Gara përfshiu një sërë disiplinash, nga tërheqja e peshave e deri te sfilatave e kuajve arabianë, që janë një prej racave më të vjetra.
Një djalë i veshur me veshje kombëtare duke kalëruar.
Një kalë i racës arabe, duke marrë pjesë në garë. Kjo racë e kuajve konsiderohet një prej racave më të vjetra në botë dhe origjinën e kanë në Gadishullin Arabik.
Një pjesëmarrës në garën me kuaj të mbajtur më 17 shkurt në një fshat të Ferizajt.
Sipas organizatorëve, përveç nga Kosova, pjesëmarrës kishte edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe vende të tjera.
Një qerre e stolisur me flamurin e Kosovës.
Dy kuaj që garuan në në fshatin Prelez i Muhaxherëve.
Një fëmijë që shikoi nga afër garën, teksa përkëdhel një nga kuajt që mori pjesë në garë.
Një qerre me kuaj e stolisur me flamurin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
Pjesëmarrësit në garën e kuajve.
Një pjesëmarrës në garë duke kontrolluar patkoin e kalit të tij.
Fotografi e realizuar gjatë garës për tërheqjen e peshave.