Fshati bosh i Hades

Fshati Hade tashmë ka marrë pamjen e një fshati fantazmë, me oborre të pashkelura dhe mure shtëpish të pabanuara.

Procesi i shpronësimit në Hade është përcjellë me shumë probleme, për shkak të pakënaqësive rreth vlerës së shpronësimeve.

Hadja është një fshat në Komunën e Obiliqit, që është shpallur zonë me interes të veçantë për zgjerimin e aktiviteteve minerare të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Një këpucë sportive në fshatin e pabanuar, Hade.

Kështu duken shtëpitë në Hade, pasi banorët u detyruan të zhvendosen. Shtëpitë do të rrënohen.

Me gjithë shpalljen zonë me interes të veçantë për mihjen e thëngjillit, investimet në objekte ndërtimore kanë vazhduar deri në zhvendosjen e tërësishme të banorëve.    

Meqë zhvendosja ishte e planifikuar, banorët hoqën nga shtëpitë të gjitha gjërat që mund t'i ripërdornin.  

Shtëpitë në Hade u "zhveshën" nga ç'mund t'u merrnin banorët para zhvendosjes së planifikuar - tjegullat, dyert e dritaret.

Një tjetër pamje e shtëpive të pabanuara në Hade. 

Zhvendosja e banorëve nga fshati Hade është bërë në disa faza. 

Oxhakët e një shtëpie tashmë të pabanuar në Hade.

Nga muret e vizatuara, kjo ndërtesë ka shërbyer si kopsht fëmijësh.

Një tjetër shtëpi në Hade...

Një figurë e thyer qeramike brenda një shtëpie të braktisur në Hade. 

Lulet në oborrin e një shtëpie të braktisur afër zonës së mihjes së thëngjillit.

Një aeroplan shihet në qiell përmes një dritareje në një mur shtëpie.

Shtëpi të braktisura që do të rrënohen afër zonës së mihjes së thëngjillit.

Një tjetër pamje e fshatit... 

Kështu duket fshati gjatë perëndimit të diellit.

Një varg rruazash shihet ende në një dhomë në njërën nga shtëpitë.  

Jo larg shtëpive, gjenden edhe varrezat e fshatit.

Shpronësimet dhe zhvendosjet nga këto zona kanë nisur që nga viti 2002 dhe janë kryer në disa faza. 

Perëndim dielli, Hade, maj 2022. 

Brenda një prej shtëpive në Hade.