Flamuri kuqezi mbulon Prishtinën

Ky flamur i madh u vendos në objektin e Hotelit Grand në Prishtinë. Shumë qytetarë bënin fotografi para tij.

Fëmijët festonin shesheve të Prishtinës me flamurin e Shqipërisë.

Krahas flamurit të Shqipërisë fëmijët mbanin në dorë edhe flamurin e shtetit të Kosovës.

Këta fëmijë kishin dalë me prindërit e tyre derisa mbanin në dorë flamurin shqiptar.

Kjo vajzë shprehte dashurinë për Shqipërinë dhe Kosovën, e mbështjellur me flamurin e Kosovës dhe në kokë mbante një shirit ku shkruante “Albania”.

28 Nëntori u shënua me aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
 

Ky qytetar bënte shqiponjën derisa në krah mbante flamurin kuqezi.
 

Komuna e Prishtinës organizoi një koncert në sheshin ‘Zahri Pajaziti’.
 

28 Nëntori ishte festë për institucionet e Kosovës.
 

Ndonëse festohet çdo vit, 28 Nëntori nuk është i shënuar si festë zyrtare në ligjet e Kosovës. Zakonisht punëtorët e sektorit privat punojnë edhe këtë ditë.
 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi 28 Nëntorin. “Sot, shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e anekënd botës, kremtojnë bashkë katër ngjarje historike në një ditë”, shkroi Osmani.

Ani pse gjatë ditës pati reshje shiu, fëmijët ishin të lumtur.
 

Në shesh pati muzikë që disponojë të fëmijët.

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është veshur me ngjyrat kuqezi. Flamuri i Shqipërisë valonte në sheshet kryesore të Prishtinës derisa qindra njerëz dolën në rrugë për të festuar 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 111-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.