Festa 200-vjeçare e Lubinjës së Prizrenit
Në Lubinjë të Epërme të Prizrenit përgjatë tri ditëve u mbajtën festime në një organizim tradicional. Sivjet 67 djem të moshës nga pesë deri në shtatë vjeç iu nënshtruan aktit të rrethprerjes apo synetit.
Këta fëmijë marrin si dhuratë kryesisht para.
Dita e dytë e organizimit iu kushtua vetë aktit të synetimit të fëmijëve, që e bëjnë mjekët specialistë.
Një grua duke mbajtur në prehër një fëmijë me kostume festive.
Një fëmijë i veshur me rroba festive që ishte pjesë e synetit të fshatit mban një kapelë me disa bankënota dhuratë.
Një grua mban tri kapela rreth së cilave janë vendosur paratë dhuratë për fëmijët/djemtë që i janë nënshtruar aktit të synetimit.
Secila familje ndan një shumë të caktuar parash, pavarësisht nëse kishte fëmijë për t'u bërë synet. Festimi sivjet kushtoi rreth 30.000 euro.
Disa gra të veshura me kostume tradicionale.
Lubinja e Epërme është një fshat në Komunën e Prizrenit, i banuar nga komuniteti boshnjak.
Karakteristikë e festimeve janë edhe muzikantët.
Ditën e parë në oborrin e shkollës bëhet pritja tradicionale e muzikantëve.
Në Lubinjë të Epërme, por edhe në atë të Poshtme e në Manastircin fqinj, këto festime mbahen çdo pesë ose shtatë vjet.
Ditën e tretë, në një pllajë të bukur jo larg këtij fshati me rreth 3.000 banorë u zhvilluan gara në sportet tradicionale.
Askush nuk e di sigurt se prej kur datojnë këto festime, por shumica besojnë se janë të vjetra rreth 200 vjet.
Disa burra sfidojnë veten në garën e tërheqjes me litar.
Tërheqja e litarit në grup.
Dy fëmijë duke shijuar festimet...
Si qershia mbi tortë pasojnë "Zënkat e pehlivanit". Bëhet fjalë për "sportin e mundjes në stilin e lirë në një zonë të hapur me bar.
Mundësit duke lyer trupin me vaj...
Ndër 50 pelihvanët, më të shumtët ishin nga Maqedonia e Veriut, pasuar nga ata nga Kosova, Turqia, Greqia dhe Shqipëria.
Një djalë mbledh të holla gjatë festimeve me shumë adhurues të sporteve tradicionale.
Gara e mundësve.
Gjatë tri ditëve të festimeve pjesëmarrësit argëtohen me sporte dhe lojëra të ndryshme.
Lojërat më shumë kanë kanë karakter argëtues siç shihet në këtë foto ku dy garuesit janë duke qeshur.