Impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore "pret" të vihet në funksion
Ky është impianti i ndërtuar në komunën e Drenasit për trajtimin e mbetjeve shtazore.
Pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tre vjet që kur ka përfunduar ndërtimi i impiantit, ai ende nuk është vënë në funksion.
Ndërtimi i impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit(ZKA), ka përfunduar më 2019 dhe ka kushtuar 7.7 milionë euro.
Disa prej pajisjeve u ka skaduar afati njëvjeçar i garancisë.
Projekti është realizuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në bashkëfinancim me Zyrën e Komisionit Evropian.
Pamje nga brenda e impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore.
Mosvënia në funksion e këtij impianti ka bërë që shpesh mbeturinat me origjinë shtazore të hidhen në kontejnerë të përbashkët në zonat urbane.
Pamje e pajisjeve nga impianti për trajtimin e mbetjeve shtazore.
Pos mosvënies në funksion, po ashtu ende nuk është vendosur si dhe nga kush do të menaxhohet ky impiant.
Zyrtarë të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë thanë se është duke u bërë studimi lidhur me këtë impiant për sa i përket çështjeve teknike, ndikimit në mjedis, kostos financiare të funksionalizimit dhe mbajtjes në punë.
Hyrjet e bllokuara për automjete në oborrin e impiantit.
Një qen pranë impiantit për trajtimin e mbetjeve shtazore në Drenas.