Fabrika “e veçantë” në Lipjan

Your browser doesn’t support HTML5

Një fabrikë private që punëson vetëm persona me aftësi të kufizuara gjendet në Lipjan, pjesa qendrore e Kosovës. Aktualisht, atje punojnë dhjetë persona - shumë prej të cilëve thonë se puna i ka bërë të ndihen më të vlefshëm. Por, qëndrueshmëria e kompanisë varet nga shitja e produkteve të saj në treg, e cila tash për tash nuk duket se i kënaq udhëheqësit.