Prishtina shijon eklipsin e Diellit

Fotografi e eklipsit të Diellit e bërë me teleskop, Prishtinë, 25 tetor 2022.

Një tjetër fotografi nga teleskopi e eklipsit të Diellit.

Eklipsi diellor manifestohet me Hënën, e cila kalon në mes të Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar plotësisht ose pjesërisht Diellin.

Eklipsi i Diellit u vrojtua me interesim edhe nga nxënësit.
 

Një qytetare duke vrojtuar eklipsin e Diellit, Prishtinë më 25 tetor 2022.

Një fëmijë duke vrojtuar eklipsin e Diellit me pajisje optike.
 

Një tjetër nxënës duke vrojtuar eklipsin e Diellit me pajisje optike.

Një grup nxënësish me syze përcjellin fenomenin e eklipsit. 

Një fëmijë i vogël shikon në pajisjen optike eklipsin e Diellit.

Eklipsi zgjoi interesimin e qytetarëve, si dhe nxënësve që kishin dalë për ta parë nga sheshi i Prishtinës.

Te disa vërehej entuziazmi derisa po shijonin momentet e eklipsit të Diellit.
 

Astronomia e Kosovës kishte vënë në dispozicion në një aktivitet në sheshin e Prishtinës, pajisje optike të dizajnuara për të vrojtuar eklipsin e Diellit.

Eklipsi i Diellit ndryshe njihet edhe si zënia e Diellit.

I parë nga Toka, eklipsi diellor manifestohet me Hënën, e cila kalon në mes të Tokës dhe Diellit, duke e bllokuar plotësisht ose pjesërisht Diellin. Në Kosovë, ky fenomen ishte i pjesshëm dhe zgjati rreth dy orë. Eklipsi zgjoi interesimin e qytetarëve si dhe nxënësve që kishin dalë për ta parë nga sheshi i Prishtinës. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)