Luftimet e ashpra ishin duke u zhvilluar në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck, kur separatistët e mbështetur nga Moska u përpoqën të largonin forcat e Kievit nga qytetet Bakhmut dhe Avdiyivka, ndërsa zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë se Rusia mund të nisë një ofensivë të re në jug.
Forcat ruse bombarduan një qytet ukrainas afër termocentralit bërthamor të Zaporizhjas, tha guvernatori rajonal më 4 gusht. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, Harkivi, u granatua nga rusët, njoftoi zyra e presidentit të Ukrainës.
Veç zonave zonave, në qytetin e afërt të Chuhuivit, një raketë goditi një ndërtesë banimi pesëkatëshe.
Forcat ukrainase luftuan me sukses kundër rusëve në verilindje dhe lindje të qyteteve Soledar dhe Bakhmut të rajonit Donjeck, derisa luftimet po vazhdonin në jug të Bakhmutit, tha më 4 gusht Olexiy Hromov, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Megjithatë, Hromovi konfirmoi se trupat ukrainase ishin detyruar të tërhiqeshin nga fshati Semyhirya dhe pozicionet e tyre në jug-lindje të Avdiyivkas.
Ai tha se Moska mund të nisë një ofensivë në rajonin jugor të Ukrainës, Herson, në përpjekje për të rifituar vrullin në luftë dhe se ajo ka përqendruar forca atje.
SHIKONI EDHE: Vazhdojnë luftimet në DonjeckUdhëheqësit separatistë të mbështetur nga Rusia në rajonin e Donjeckut thanë se bombardimet ukrainase kishin vrarë të paktën pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë.
Ndërsa vetë qyteti është kontrolluar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014, ushtria ukrainase vazhdon të mbajë zona të mëdha të rajonit përreth Donjeckut, megjithëse forcat ruse thonë se tani po marrin territore të rëndësishme.
Pavlo Kyrylenko, guvernatori ukrainas i Donjeckut, tha në Telegram se tre civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në Bakhmut, Maryinka dhe Shevchenko dhe se pesë të tjerë janë plagosur në 24 orët e fundit.
Tetë persona u vranë dhe katër u plagosën nga granatimet e artilerisë ruse në qytetin Toretsk në Donjeck, tha ai.
SHIKONI EDHE: Korrja vdekjeprurëse e grurit në UkrainëGranatimet pranë termocentralit bërthamor në Zaporizhja tashmë kanë shkaktuar shqetësim te mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së.
Centralit bërthamor i Zaporizhjas gjendet në juglindje të Ukrainës.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha më 3 gusht se "çdo parim i sigurisë bërthamore është shkelur" në central.
Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha në buletinin e saj të përditshëm të inteligjencës më 5 gusht se synimet e Rusisë ndaj centralit bërthamor mbeten të paqarta.
Megjithatë, sipas tyre, veprimet që rusët kanë ndërmarrë në objekt "ka të ngjarë të minojnë sigurinë dhe funksionimin normal të uzinës".
Guvernatori rajonal në Dnipropetrovsk tha se Rusia gjuajti 60 raketa në Nikopol, qytet afër uzinës bërthamore dhe se rreth 50 ndërtesa banimi u dëmtuan, kurse banorët mbetën pa energji elektrike.
"Një natë e tensionuar alarmesh dhe granatimesh. Dy rrethe të rajoneve Nikopol dhe Kryvorizky u vunë nën sulmin e armikut", tha ai. Nuk pati të lënduar, por më shumë se 3.000 qytetarë të Nikopolit mbetën pa energji elektrike.
SHIKONI EDHE: OKB: Rusia ka dërguar specialistë bërthamorë në centralin e ZaporizhjasEkspertët ushtarakë të cituar në raportet e mediave amerikane thanë se ata besojnë se Rusia po bombardon qëllimisht zonën, duke e ditur se forcat ukrainase nuk mund të rrezikojnë të kthejnë zjarrin sepse mund të dëmtojnë reaktorët ose të ngacmojnë vendet e mbetjeve bërthamore.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka akuzuar Moskën për përdorimin e termocentralit si "mburojë bërthamore".
Ndërkohë, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha më 4 gusht se anëtarët e aleancës po punojnë ngushtë me kompanitë e mbrojtjes për të siguruar që Ukraina të marrë më shumë furnizime me armë dhe pajisje për t'u përgatitur për një kohë të gjatë në luftën e saj kundër pushtuesve rusë.