E djathta ekstreme drejt pushtetit në Francë: Çfarë mund të ndodhë tutje?
Your browser doesn’t support HTML5
Më 7 korrik, qytetarët francezë do të votojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat mund të sjellin në pushtet një qeveri të ekstremit të djathtë, të udhëhequr nga partia e Marine Le Pen, e cila ka lidhje tradicionale me Rusinë e Vladimir Putinit. Por, në rast se asnjëri koalicion nuk e fiton shumicën, Franca mund të përballet me krizë politike.