"Dita e Forcës" mbledh vizitorë në kazermat e FSK-së

Në Kosovë më 27 nëntor shënohet "Dita e Forcës", që simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 

 

Forca e Sigurisë e Kosovës, me rastin e "Ditës së Forcës", më 27 nëntor ka hapur dyert për vizitorët.

Vizitorët më të shumtë janë fëmijë të kopshteve dhe nxënës të shkollave të Kosovës.

Një fëmijë i veshur me veshje kombëtare duke përshëndetur një pjesëtar të FSK-së në kazermën "Adem Jashari".

Një ushtar vëzhgon teksa qëndron hipur mbi një automjet.

Forca e Sigurisë e Kosovës u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Dy pjesëtarë qëndrojnë mbi automjetet ushtarake të ekspozuara në "Ditën e Forcës". 

Gjatë "Ditës së Forcës" vizitorët mund të shohin nga afër disa nga pajisjet ushtarake të FSK-së.  

Disa fëmijë vizitorë ishin veshur me rroba kamuflazhi sikurse ushtarakët...

Pjesëtarë të FSK-së duke qëndruar pranë automjeteve ushtarake të ekspozuara për vizitorët të mërkurën e 27 nëntorit në kazermën "Adem Jashari" në Prishtinë. 

Më 27 nëntor, të gjitha kazermat e FSK-së në Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozotin janë të hapura për vizitorët. 

Në të gjitha kazermat e FSK-së në "Ditën e Forcës" ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së.

FSK-ja, aktualisht, është në proces të transformimit në ushtri të rregullt.

Deri në fund të procesit të transformimit, më 2028, FSK-ja pritet t’i ketë mbi 7.500 pjesëtarë aktivë dhe rezervistë nga mbi 4.000 sa i ka tani për tani.

Një ushtar i armatosur i FSK-së duke qëndruar mbi automjetin ushtarak.

Pjesëtarë të FSK-së me fytyra të ngjyrosura dhe me armë të gjata pranë automjeteve ushtarake.

Një tjetër pjesëtar i FSK-së gjatë shënimit të "Ditës së Forcës" në Prishtinë, më 27 nëntor 2024.

 

Një ushtar duke qëndruar pranë flamurit shtetëror të Kosovës dhe flamurit të FSK-së.

Ekspozimi i automjeteve transportuese, por edhe atyre të rënda ushtarake, që posedon FSK-ja.

Me veshje kamuflazhi e kapela me stema të UÇK-së dhe flamuj të Kosovës e Shqipërisë, këta fëmijë që kishin ardhur të organizuar për t'i parë nga afër ushtarët.