Prishtina vishet kuq e zi
Një djalë i vogël i veshur me bluzë e kapele me ngjyrat e flamurit kombëtar, ndërsa në të dyja faqet ka të pikturuar shqiponjën.
Sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamurin shqiptar për festat e 28 Nëntorit, pasi me këtë datë shqiptarët festojnë Pavarësinë e Shqipërisë, si dhe kujtojnë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën e shënimit të 110- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Prishtinë u shpalos një flamur përmasash të mëdha me shqiponjë.
Pamje e flamurit shqiptar me përmasa të mëdha në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, me plis në kokë bën simbolin e shqiponjës me dy duart, ndërsa prapa tij shihet vepra artistike e plisit, një objekt më shumë se dy metra i lartë i cili është vendosur në shesh në kuadër të Festivalit të Plisit.
Qytetarë të shumtë kishin dalë në shesh për të festuar shënimin e 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një tjetër pamje e flamurit kombëtar që u shpalos në Prishtinë në kuadër të aktiviteteve të organizuara për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Një burrë duke regjistruar me telefonin e tij shpalosjen e një flamuri me përmasa të mëdha në mes të sheshit të Prishtinës.
Me gjithë temperaturat e ulëta, qytetarë të shumtë kishin dalë për të shijuar organizimet me rastin e shënimit të 110-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Një flamur kombëtar i vendosur në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
Dy burra me plisa në kokë në sheshin e Prishtinës.
Koncerti në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Qytetarë që mbanin simbole kombëtare po shijonin aktivitetet e organizuara nëpër sheshet e kryeqytetit të Kosovës.
Një burrë me një flamur në krah në Prishtinë.
Në kuadër të aktiviteteve, është hapur edhe panairi “Blej shqip”.
Figura historike të qëndisura si dhe punëdore tjera me motive kombëtare janë prezantuar në panairin " Blej shqip".
Instrumente muzikore me tela pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare të ekspozuara në panairin "Blej shqip".
Disa çifteli me zbukuruara me motive kombëtare të ekspozuara në kuadër të panairit.