Liderë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës, kanë dënuar operacionin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës në orët e hershme të së enjtes.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i vetmi lider nga rajoni i Ballkanit Perëndimor që nuk e ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se populli i shtetit të saj mbështet popullin ukrainas, teksa përballet me “pasojat e një lufte të paprovokuar, si rezultat i agresionit rus”.
“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndalur çfarëdo destabilizimi të rajonit tonë. Hegjemonia ruse nuk do të triumfojë. Liria dhe demokracia do të fitojnë”, ka thënë ajo përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.
🇽🇰 stands with 🇺🇦 & its people, while they’re facing the consequences of unprovoked war as a result of Russia’s acts of aggression.We’ll cooperate with our allies to stop any destabilization in our region. Russia’s hegemony will not succeed. Freedom and democracy will prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2022
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se u bashkohet aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian për të dënuar ashpër agresionin rus.
“Jemi me popullin ukrainas”.
We join our @NATO and #EU allies in the firm condemnation of Russia%27s agression. Our thoughts are with the Ukrainian people.
— Edi Rama (@ediramaal) February 24, 2022
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka dënuar po ashtu sulmin rus, duke e cilësuar si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe kërcënim për stabilitetin e Evropës.
“E dënoj fuqishëm veprimin ushtarak që ka ndërmarrë Rusia kundër Ukrainës, i cili do të çojë në mënyrë të pashmangshme në humbje të pariparueshme të jetës së njerëzve dhe dëmeve materiale. Pushtimi i Rusisë në Ukrainë është një sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, një shkelje serioze e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare, një goditje për rendin demokratik dhe një kërcënim për stabilitetin e Evropës”, është thënë në reagimin e Presidencës maqedonase.
“Si anëtarë të NATO-s, ne u bashkohemi thirrjeve të Aleancës drejtuar Rusisë për të ndërprerë armiqësitë në territorin ukrainas. Në emër të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shpreh solidaritetin tim me popullin ukrainas në këto kohë të vështira”, është thënë në reagimin e Pendarovskit.
Lidhur me zhvillimet në Ukrainë, presidenti Pendarovski ka ftuar të enjten mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë po ashtu në Twitter se u bashkohet thirrjeve të BE-së që Rusia t’iu japë fund armiqësive dhe të tërheqë forcat nga Ukraina.
Pridružujemo se pozivima čelnika EU Rusiji da hitno prekine neprijateljstva, povuče snage iz Ukrajine i poštuje teritorijalni integritet i suverenitet Ukrajine.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) February 24, 2022
Kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, ka thënë se ky “sulm i paprovokuar përbën shkelje të madhe të sovranitetit të Ukrainës dhe ligjit ndërkombëtar”.
“Kjo është përgjegjësi ekskluzive e Rusisë, të cilës i kërkojmë të ndalë menjëherë këtë sulm ushtarak”.
We strongly condemn Russia’s aggression and invasion on #Ukraine. This unprovoked attack is a gross violation of Ukraine’s sovereignty and international law. This is exclusively the responsibility of Russia, which we call upon to immediately stop this military attack.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) February 24, 2022
Kryesuesi i presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka thënë se do të ofrojë mbështetje për Ukrainën, brenda mundësive.
“Sot në orën 06:00 kam biseduar me të ngarkuarin me punë të Ukrainës, i cili më ka informuar zyrtarisht se sulmi ndaj Ukrainës ka nisur dhe se Ukraina kërkon mbështetjen tonë në të ardhmen”.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.
Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.
"Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni", ka thënë Kuleba.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.
Lexoni edhe këtë: Ukraina: Rusia ka nisur pushtiminPërmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.
Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion "special" për "çmilitarizimin" e Ukrainës.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm "të paprovokuar dhe të pajustifikuar" ndaj Ukrainës dhe ka shtuar se bota "do ta mbajë Rusinë përgjegjëse".
Lexoni edhe këtë: Biden: Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse për sulminPara sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura.
Ky vendim është dënuar nga Perëndimi.