BE-ja nuk arrin t’i takojë bashkë Kurtin e Vuçiqin
Your browser doesn’t support HTML5
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk u takuan pasditen e 26 qershorit në Bruksel, ashtu siç u paralajmërua nga Bashkimi Evropian qysh javën e kaluar. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili do ta ndërmjetësonte takimin e përbashkët, tha se Kurti nxori disa kushte, të cilat Vuçiq nuk i pranoi. Pritjet ishin që palët të diskutonin për Marrëveshjen Bazë, që parasheh rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Ajo u arrit në shkurt të vitit të kaluar, por nuk gjeti zbatim në terren.