Dezinfektohet ndërtesa e Komunës së Prishtinës

Your browser doesn’t support HTML5

Ambientet e ndërtesës së Komunës së Prishtinës janë dezinfektuar. Kjo është njëra nga masat që po marrin autoritetet lokale dhe qendrore, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, teksa Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastet e para të personave të infektuar me Covid-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.