Dëshmitarët përshkruajnë skenat e përgjakshme të sulmit në Pragë
Your browser doesn’t support HTML5
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një universitet në qendër të Pragës, më 21 dhjetor, duke vrarë të paktën 13 persona dhe duke plagosur shumë të tjerë. Edhe sulmuesi u raportua i vdekur pas sulmit, të cilin autoritetet e cilësuan “të paprecedent” në Republikën Çeke. Profesorët dhe studentët treguan për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, se si u gjendën mes dhunës. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Bujar Tërstena)