Deponia e mbeturinave në Mirash
Kjo është deponia e mbeturinave në Mirash, që gjendet në komunën e Obiliqit.
Në mungesë të një fabrike për trajtimin e mbeturinave me origjinë shtazore, ato jo rrallë herë hidhen në kontejnerë të përbashkët në zona urbane, dhe pastaj dërgohen si mbeturina të amvisërisë në Deponinë Sanitare në Mirash.
Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, thonë se ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë të qytetit dhe punëtorët nuk mund t'i dallojnë pasi ato janë kamufluar me qese të shumta.
Një pamje e përgjithshme e deponisë së mbeturinave në Mirash.
Mbeturinat e kamufluara apo të paklasifikuara po i shkaktojnë probleme edhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK), kompani kjo që menaxhon edhe deponinë e Mirashit.
Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, thonë se ka shumë subjekte të paidentifikuara, që mbetjet shtazore i hedhin në kontejnerë të qytetit dhe punëtorët nuk mund t'i dallojnë.
Një kamion duke shkarkuar mbeturinat e mbledhura.
Zakonisht mbetjet shtazore që hidhen në kontejnerë, janë mbështjellë e kamufluar me qese të shumta.
Mosklasifikimi i mbeturinave rrit rrezikun nga ndotja e mjedisit dhe ujit, si dhe përhapja e ndonjë sëmundjeje.
Në këtë deponi ekziston gropa septike, ku varrosen mbetjet shtazore, kur vijnë në mënyrë të organizuar dhe me makineri të veçantë për transportimin e tyre.
Trajtimi dhe menaxhimi i mbeturinave, sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbetet sfidë në përgjithësi, pasi në shumë komuna të Kosovës nuk ka kategorizim dhe klasifikim të tyre.
Kamionët që mbledhin mbeturinat nga vendbanimet shihen duke i zbrazur ato në deponi.
Një ekskavator duke shtyrë mbeturinat brenda deponisë në Mirash.