Deklarata e Veselit pas ngritjes së aktakuzës kundër tij

Your browser doesn’t support HTML5

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Duke komentuar aktakuzën, që akuzon vetë Veselin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krime lufte në Kosovë, kreu i PDK-së ka thënë ky është një veprim i pashembullt i prokurorit, pasi sipas tij, ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura.