Për çka raportuam javën që shkoi?

Protestë në Prishtinë më 26 gusht pas vrasjes së një 18-vjeçarjeje në Ferizaj më 22 gusht.

Rritja e rasteve të reja javëve të fundit bëri që spitalet të mbushen plot e Qeveria e Kosovës të marrë masa të reja kufizuese; vrasja një 18-vjeçarjeje nga partneri i saj shtyri aktivistët për të drejtat e grave të mbajnë protesta; në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, familjarët e të zhdukurve në Kosovë bën thirrje që kjo çështje të mos politizohet dhe situata e tensionuar në aeroportin e Kabulit pas një sulmi vetëvrasës, ku u vranë rreth 270 persona. Këto janë disa prej temave që Radio Evropa e Lirë ka trajtuar në javën që po lëmë pas, të cilat po ua risjellim sërish.

Lufta për të shpëtuar jetë

Më 26 gusht, ekipi i Radios Evropa e Lirë qëndroi në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare, ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19. Specializanit Faton Qollopeki dhe infermierja Remzie Mehmeti thanë se në repartet e kujdesit intensiv po zhvillojnë për betejën për jetë.

“Përkundër përkujdesjes maksimale që japim, ndonjëherë nuk shkon mirë. Dhe, ata vdesin”, tha Fatoni.

Pacientët me COVID-19 trajtohen në Klinikën Infektive. Prishtinë, 26 gusht 2021.

Javëve të fundit, Kosova ka regjistruar rritje të rasteve me koronavirus, gjë që shtyri Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë masa të reja më 28 gusht, ku përfshihet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 deri në ora 05:00.

Po ashtu, pas 13 shtatorit – deri kur janë në fuqi masat e reja – punëtorët e sektorit privat nuk do të mund të shkojnë në punë pa pasur dëshmi për vaksinim kundër COVID-19 apo teste negative për koronavirus.

Revoltë e domosdoshme për ndaljen e vrasjes së grave

Më 22 gusht, një 18-vjeçare u vra në Ferizaj dhe i dyshuari kryesor është partneri i saj. Vrasjes së saj, u tha se i parapriu dhunë fizike dhe psikike për 48 orë. Pas kësaj ngjarjeje, aktivistët për të drejtat e grave mbajtën protestë, ku kërkuan drejtësi për viktimën nga Ferizaj, por edhe theksuan se revolta është e domosdoshme për vrasjen e grave.

Your browser doesn’t support HTML5

“Boll Mo!”

Nga Rrjeti i Grupit të Grave thanë se sistemi arsimor, mentaliteti shoqëror dhe mendësia patriarkale, që reflekton në veprimet institucionale, po tolerojnë fenomenin e dhunës ndaj grave.

Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës deri në qershor janë shënuar dy raste të vrasjes së grave në Kosovë, ndërkaq vitin paraprak u vranë shtatë gra.

“Vrasja e grave të trajtohet me urgjencë”

“Nuk po mundem të marr frymë”

Ky është rrëfimi i Mërgime Kajtazit nga Mitrovica, e cila më 2016 u shpërngul në Shtetet e Bashkuara me të fejuarin e saj. Ajo nuk e kishte menduar asnjëherë se njeriu, me të cilin kishte vendosur ta ndante jetën, do të ushtronte dhunë psikike dhe fizike ndaj saj.

“Kur ai vendoste të më rrihte, unë e dija. Çfarëdo që unë do të thosha nuk kishte rëndësi”, tregon Mërgimja.

Mërgime Kajtazi.

Më 2018, ajo arriti që ta incizonte bashkëshortin e saj, duke siguruar prova për sulmet që ia kishte bërë. Mërgime Kajtazi gjeti qetësim vetëm kur autoritetet amerikane i ofruan urdhër mbrojtës, që i siguronte asaj që bashkëshorti nuk do ta kontaktonte apo t’i afrohej, përndryshe do të dënohej me pesë vjet burgim.

Të pagjeturit, çështje humane e jo politike

Më 30 gusht shënohet Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Indira Berisha është një nga shumë familjarët që ende kërkojnë më të dashurit e tyre që janë zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-99.

Ramadan Berisha u zhduk në mars të vitit 1999.

Për herë të fundit, ajo e pa babanë e saj, Ramadan Berishën, në mars të vitit 1999.

“Me rëndësi është ta gjejmë. Në atë kohë kur e kanë rrëmbyer ka qenë 66-vjeçar. Nëse është gjallë, duhet të jetë 88-vjeçar. Nëse është i vdekur, t’i gjejmë eshtrat e tij dhe ta varrosim”, thotë Indira.

Familjarët e të pagjeturve po kërkojnë nga institucionet që të mos e politizojnë çështjen e të pagjeturve, por kjo çështje të trajtohet nga aspekti human.

Nga lufta e fundit në Kosovë, mbi 1.600 persona konsiderohen ende të zhdukur.

Shumica e tyre janë shqiptarë.

Kosova do të strehojë rreth 2.000 afganë

Kosova është në pritje të arritjes së grupit të parë të qytetarëve të larguar nga Afganistani. Më 25 gusht, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë do të strehohen përkohësisht rreth 2.000 afganë.

Në Shqipëri, veçse kanë mbërritur afro 500 afganë të cilët janë larguar nga Afganistani, pas marrjes së kontrollit nga talibanët.

Your browser doesn’t support HTML5

Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë

Ndërkaq, Maqedonia e Veriut është në pritje të afganëve, të cilët po evakuohen nga Kabuli.

Beteja e Kosovës dhe Serbisë për investime në veri

Në katër komunat në veri të Mitrovicës, Kosova dhe Serbia vazhdojnë investimet e tyre.

Në buxhetin për vitin 2021, Serbia ka ndarë 91.8 milionë euro për financimin e institucioneve paralele dhe aktiviteteve të saj në Kosovë.

Mitrovicë e Veriut.

Ndërkaq, sipas Projektbuxhetit për vitin 2021, shteti i Kosovës ka ndarë rreth 10 milionë euro për këto katër komuna, ku ka paraparë të realizojë në sërë projektesh.

Por, qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë kanë thënë se janë të pakënaqur me nivelin e investimeve në këtë pjesë të Kosovës.

Sulm në Kabul - SHBA-ja hakmerret

Më 26 gusht, Shteti Islamik- Khorsan (IS-K) mori përgjegjësinë për një sulm në afërsi të aeroportit të Kabulit, ku u vranë rreth 170 persona, përfshirë 13 ushtarë amerikanë. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden u zotua se do të hakmerret për këtë sulm dhe më 28 gusht, vrau dy anëtarë të IS-K në lindje të Afganistanit.

Your browser doesn’t support HTML5

Viktima dhe të plagosur nga shpërthimi në Afganistan

SHBA-ja ka thënë se do të vazhdojë operacionet e evakuimit deri në orët e fundit, teksa afati i 31 gushtit për largimin e trupave nga Afganistani po afrohet.