Reuters
Koreja e Veriut raportohet se do t’ia shesë Rusisë, aleates së saj përgjatë Luftës së Ftohtë, miliona raketa dhe predha artilerie, shumica prej të cilave besohet të jenë pjesë e rezervave të vjetra.
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thonë se kjo e tregon dëshpërimin e Rusisë me rrjedhën e luftës në Ukrainë dhe se Moska mund të blejë armatim shtesë nga Koreja e Veriut. Rusia e ka cilësuar raportin e inteligjencës amerikane për planin e blerjes “të rremë”
Municionet që Koreja e Veriut raportohet se do t’ia shesë Moskës besohet të jenë kopje të armëve të kohës së Bashkimit Sovjetik, të cilat përshtaten me artilerinë e përdorur nga ushtria ruse. Por, ende ka dyshime për cilësinë e këtyre municioneve dhe ndihmën që ato do t’ia ofronin ushtrisë ruse.
Çfarë saktësisht do t’i shesë Koreja e Veriut Rusisë?
Pas goditjes si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare dhe vendosjes së kontrollit mbi eksportet e saj, në gusht Rusia bleu dronë nga Irani.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja thotë se Rusia po blen artileri nga Koreja e VeriutZyrtarë të SHBA-së thanë se këta dronë kishin probleme teknike. Koreja e Veriut është një tjetër opsion i mirë për furnizim me municion për Rusinë pasi që Koreja e Veriut ka rezerva të mjaftueshme të predhave, shumica prej tyre kopje të predhave të kohës së Bashkimit Sovjetik.
Koreja e Veriut “mund të jetë i vetmi burim i madh i municionit përkatës për artileritë ruse, jashtë Rusisë, dhe zotëron edhe fabrika vendore të prodhimit që të vazhdohet më tutje me furnizim”, tha Joseph Dempsey, hulumtues i departamentit për Analizë të Mbrojtjes dhe Ushtrisë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike (INSS).
Lee Illwoo, ekspert nga Rrjeti i Mbrojtjes së Koresë në Korenë e Jugut, tha se edhe Koreja e Jugut e edhe ajo e Veriut, të ndara nga kufiri më i fortifikuar në botë qe më shumë se 70 vjet, posedojnë dhjetëra miliona predha artilerie. Koreja e Veriut pritet t’i shesë predhat më të vjetra, të cilat dëshiron t’i ndërrojë me disa më të reja për sisteme të shumta të raketahedhësve më të sofistikuar, tha ai.
Por, Bruce Bennet, një ekspert i sigurisë në Korporatën RAND, tha se shumica e armatimit që do t’i dërgohet Rusisë pritet të jetë municion për armë më të vogla, si AK-47 apo mitraloz.
“Nuk bëhet fjalë për miliona predha artilerie dhe raketa – kjo do të ishte mbi konsumin e parashikuar. Mund të bëhet fjalë për miliona municione për armë më të vogla”, tha Bennett.
SHIKONI EDHE: Gjak dhe kaos: Kostoja e luftës së Rusisë në UkrainëSa të mira janë armët e Koresë së Veriut?
Bazuar në një raport të INSS-së, Koreja e Veriut posedon rreth 20 mijë pjesë artilerie, përfshirë këtu shumë lëshues raketash që i ka në përdorim, numër ky për të cilin Dempsey thotë se është “dukshëm mbi atë të cilitdo vend tjetër në botë”.
Mediat shtetërore të Koresë së Veriut e kanë quajtur artilerinë e tyre “arma e parë e Ushtrisë së Popullit dhe arma më e fuqishme në botë” që mund ta vërë armikun në një “det flakësh”.
Por, artileria e saj e vjetër, me të cilën pritet të furnizohet Rusia, ka reputacion të keq për saktësinë.
SHIKONI EDHE: K.Veriore zotohet se do të rrisë arsenalin bërthamorGjatë bombardimit të Ishullit Yeonpyeong të Koresë së Jugut në vitin 2010, me artileri të Koresë së Veriut, mbetën të vdekur katër persona. Mirëpo, Bennett thotë se vetëm 80 nga 300 deri në 400 armët që Koreja e Veriut i kishte në përdorim, mund ta kenë qëlluar në shenjë. Sipas Lee, rreth gjysma e armatimit të Koresë së Veriut u fundos në ujë para se të arrinte ishullin.
“Kjo është një performancë e tmerrshme e artilerisë. Rusëve mund t’iu ndodhë e njëjta dhe kjo nuk do t’i bënte aspak të lumtur”, thekson Bennett.
Ekspertët nuk besojnë se municioni i blerë nga Koreja e Veriut do t’i kryente shumë punë Rusisë për luftën në Ukrainë, që, sipas tyre, e ka gjymtuar ushtrinë ruse. Në rrjete sociale janë shpërndarë fotografi të armëve ruse me tyta të dëmtuara.
SHIKONI EDHE: Putini rrit numrin e ushtarëve në Ukrainë. Vërtet?Ende është e paqartë se sa urgjente është nevoja e Rusisë për furnizim me municion. Në korrik, një zyrtar i lartë i Mbrojtjes i SHBA-së u tha gazetarëve se Rusia po përdorte dhjetëra mijëra fishekë çdo ditë dhe se nuk mund të vazhdojë në të njëjtën mënyrë gjithmonë.
“Përderisa ende mund të kenë mjaft rezerva, ata mund të jenë edhe duke i shfrytëzuar rezervat e ruajtura në rast të një konflikti më të madh në të ardhmen”, tha Dempsey.
Nuk priten raketa nga Koreja e Veriut
Koreja e Veriut nuk pritet t’i shesë Rusisë raketa balistike, pasi që i konsideron ato si kyçe për strategjinë ushtarake drejt Uashingtonit dhe Seulit, tha Yang Uk, hulumtues në Institutin për Studime të Politikave Asan në Seul.
Nëse Koreja e Veriut vendos ta furnizojë Rusinë me raketa, do të duhej t’i dërgonte edhe pjesët e tjera përkatëse pasi që Rusia nuk i posedon ato. Koreja e Veriut e ka një raketë balistike me kapacitet bërthamor, që është shumë e manovrueshme, dhe besohet ta ketë pasur si model raketën Iskander të Rusisë.
Megjithatë, këto dy raketa janë të madhësive të ndryshme, sipas Shin Jongwoo, ekspert ushtarak në Forumin e Koresë për Mbrojtje dhe Siguri në Seul.
SHIKONI EDHE: Rusia zotohet për zgjerimin e raporteve me Korenë e VeriutPor, Koreja e Veriut mund ta furnizojë Rusinë me disa municione të ndryshme, pasi që të dyja vendet kanë sisteme të përbashkëta të armatimit që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Por, ky municion që Koreja e Veriut mund t’ia ofrojë Rusisë “besohet të jetë i vjetër dhe afër skadimit”, tha Moon Seong Mook, analist në Institutin e Hulumtimit për Strategji Kombëtare të Koresë së Jugut.
Çfarë mund të fitojë Koreja e Veriut në këmbim?
Në këmbim për armatimin, Koreja e Veriut pritet të kërkojë ushqim, karburant, pjesë të aeroplanëve luftarakë dhe materiale të tjera nga Rusia. Koreja e Veriut e ka të vështirë t’i importojë këta artikuj për shkak të sanksioneve që i janë vënë nga Kombet e Bashkuara shkaku i programit të saj bërthamor.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Yang tha se ka mundësi që Koreja e Veriut t’ia kërkojë Rusisë teknologjitë më të avancuara të armatimit, në mënyrë që ta përmirësojë më tutje teknologjinë e ndërtimit të raketave më të fuqishme, që kanë si cak SHBA-në dhe aleatët e saj.
“Padyshim që ky do të ishte skenari më i keq”, tha Yang.
Sipas Bennett, Koreja e Veriut do të ishte e gatshme të pranonte karburant në këmbim të armatimit. Për armët më të avancuara, mund ta kërkojë teknologjinë që përdoret nga Rusia, potencialisht ato teknologji që i duhen për testin nuklear që pritet ta zhvillojë, të parin e llojit të vet në pesë vjetët e fundit, thotë ai.
Bennett beson do të ishte e vështirë të transportohej armatimi përgjatë kufirit 15-kilometërsh mes Rusisë dhe Koresë së Veriut, pasi që përbëhet nga vetëm një urë e ngushtë.
Bennett thotë se Kina mund t’iu ndihmojë duke i lejuar t’i përdorin hekurudhat e saj. Ekspertët e tjerë thonë se Koreja e Veriut mund ta shfrytëzojë edhe detin për transport.