Si duken qelitë e Kosovës që i huazoi Danimarka?
Your browser doesn’t support HTML5
Burgu i rajonit të Gjilanit, i hapur rreth tetë vjet më parë, do të rinovohet për t’u bërë vend të burgosurve nga Danimarka. Nga aty do të largohen të burgosurit e tanishëm për t’iu lënë vend atyre që vijnë nga jashtë. Marrëveshja për huazimin e qelive nga Kosova për Danimarkën që do të nisë së zbatuari së shpejti, është kritikuar në të dyja vendet, për shkelje potenciale të të drejtave të njeriut.