Bizneset amerikane përgatiten për ndryshimet që do t’i sjellë Trump
Your browser doesn’t support HTML5
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nxitën ndasi mes amerikanëve, dhe kjo vërehet sidomos në Uashington, ku një shumicë e madhe votoi kundër Donald Trumpit. Një piceri lokale u përball me një lumë kritikash online, pasi e uroi kandidatin republikan për fitoren e tij. Biznese të tjera po paralajmërojnë për ndikimin e tarifave potenciale dhe për largime të mundshme nga puna. Por, disa banorë të Uashingtonit thonë se janë të gatshëm t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet e kaluara politike dhe t’i përvjelin mëngët kur të arrijë administrata e re. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Ekrem Fazliu)