Nuk gjeti punë në shtet, krijoi biznes me bletë
Your browser doesn’t support HTML5
Jehona Abdullahu Dabiqaj, nga Prilepi i Deçanit, ka vite që udhëheq një biznes familjar me qindra koshere me bletë. E diplomuar për Menaxhim dhe Teknologji, Jehona nuk ka arritur të gjejë punë si mësimdhënëse, përkundër përpjekjeve të saj. Sot, u bën thirrje edhe grave të tjera pa punë që ta shqyrtojnë bletarinë si mundësi fitimprurëse për familjet e tyre.