Numri i popullsisë në Kinë ka rënë për herë të parë në 60 vjet.
Shkalla kombëtare e lindjeve ka prekur rekord të ri – 6.77 lindje në 1.000 gra.
Numri i popullsisë në këtë shtet më 2022 – 1.4 miliard – ka rënë për 850.000, në krahasim me 2021.
Shkalla e lindjeve në Kinë ka qenë në rënie me vite, çka ka nxitur autoritetet të ndryshojnë politikat për të ulur trendin.
SHIKONI EDHE: Popullsia e botës arrin në 8 miliardëMirëpo, edhe shtatë vjet pas shfuqizimit të politikës për një fëmijë në familje, Kina ka hyrë në atë që një zyrtar e ka përshkruar si “epokë negative të rritjes së popullsisë’.
Në vitin e kaluar edhe numri i vdekjeve e ka tejkaluar numrin e lindjeve.
Më 2022, Kina e ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve prej vitit 1976 – 7.37 vdekje për 1.000 persona, në krahasim me 7.18 vitin paraprak.
Të dhënat e mëparshme qeveritare kanë treguar se Kina mund të përballet me krizë demografike, çka më pas do të ndikonte në uljen e numrit të punëtorëve dhe rritjen e presionit në sektorin e kujdesit shëndetësor.
Disa ekspertë kanë thënë për transmetuesin britanik BBC, se presin që numri i popullsisë në Kinë të vazhdojë të ulet më 2023.
Edhe shtetet tjera të Azisë Qendrore – sikurse Japonia dhe Koreja e Jugut – janë përballur me trend të njëjtë.