Ndërlidhjet

Popullsia e botës arrin në 8 miliardë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë, vetëm 11 vjet pasi ka kaluar 7-miliardëshin.

Pas një rritjeje të shpejtë në mes të shekullit 20, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar, tha OKB-ja.

Sipas saj, mund të duhen 15 vjet për të arritur në 9 miliardë.

OKB-ja tha se nuk pret që shifra prej 10 miliardë banorësh të arrihet deri në vitin 2080.

Numri i njerëzve në botë është vështirë të llogaritet me precizitet dhe OKB-ja pranon se të dhënat e saj mund të mos jenë të sakta për një ose dy vjet.

Rritja më e madhe e popullsisë në 11 vjetët e fundit është shënuar në vendet me të ardhura mesatare, kryesisht në Azi.

Ato janë shtuar për rreth 700 milionë njerëz që nga viti 2011.

India ka shtuar rreth 180 milionë njerëz dhe pritet ta kalojë Kinën si vendi më i populluar në botë, vitin e ardhshëm.

Lindjet kanë qenë në rënie të vazhdueshme në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Japoni.

Arsyet për këtë janë të ndryshme - nga ndryshimi i mënyrës së jetesës deri te shqetësimet ekonomike.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG