Qeveria e Kosovës ka thënë se më 2 tetor, fillimisht ushtarët e KFOR-it do të vendosen në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë para se të largohen njësitë speciale të Policisë të Kosovës dhe para se të bëhet largimi i barrikadave nga serbët lokalë. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh shefi i delegacionit kosovar në Bruksel, Besnik Bislimi, ka thënë se Kosova tashmë ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse që do të fillojnë t’ua vendosin veturave nga Serbia, që nga 4 tetori.
Bislimi ka thënë se Serbia ka krijuar tensione në veri të cilat kanë alarmuar bashkësinë ndërkombëtare. Ai ka thënë se në të ardhmen është e logjikshme të priten masa tjera të reciprocitetit. Ai ka shtuar se targat ‘KM’ nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit 2022. Duke folur për projektin e gazit të mbështetur nga administrata amerikane Bislimi ka thënë se: “Kosova nuk është tërhequr nga procesi i gazit. Kosova ka kërkuar kohë që të marrë një vendim të kualifikuar”.
Radio Evropa e Lirë: Zoti Bislimi, a mund të na tregoni si do të ndodhë zhbllokimi i pikave kufitare? Kush do të tërhiqet e para, policia apo barrikadat?
Besnik Bislimi: Zhbllokimi është paraparë për ditën e nesërme (e shtunë, 2 tetor). Paraprakisht duhet njësiti i KFOR-it të vendoset në vendkalimet kufitare dhe në bashkëveprim me njësitë speciale të Policisë së Kosovës të informohen për të gjitha elementet që janë të nevojshme për të siguruar stabilitetin e vendkalimeve kufitare dhe sigurinë e tyre.
Pastaj, pasi të jenë kryer të gjitha këto procedura, në orën 08:00 është paraparë që të fillojë zhvendosja e njëhershme edhe e barrikadës edhe e policisë speciale dhe me këtë kompletohet. Do të thotë, nuk ka sekuencë që njëra palë duhet të tërhiqet para tjetrës, por zhvendosja bëhet në mënyrë të njëkohshme. I vetmi dallim është që forcat e KFOR-it duhet të vendosen disa orë para se të fillojë zhvendosja e barrikadës dhe ndjesive speciale dhe po ashtu, ajo që është me rëndësi që ta përkujtojë secilën herë sesi duket, është burim i keqinterpretimeve të qëllimshme, kjo nuk ka të bëjë me qëndrimin e policisë kufitare dhe policisë së rregullt. Kjo masë nuk i prekë ata. Ata vazhdojnë punën e tyre. Punën dhe funksionet e tyre nuk i kanë marrë përsipër njësitë speciale të policisë, ato kanë pasur për detyrë vetëm ruajtjen e pikave kufitare dhe qetësisë atje.
Gabim në server
Ka një problem në server. Ekipi ynë po merret me të. Ju kërkojmë ndjesë!
Ju lutemi përdoreni opsionin e kërkimit për të parë nëse gjendet diku tjetër në web
Kosova ka të gatshme 300 mijë pako me nga katër letra ngjitëse
Radio Evropa e Lirë: A mund të ndodhë që të ketë ndonjë lëvizje më herët apo çdo gjë do të fillojë nesër në orën 08:00?
Besnik Bislimi: Nga ana jonë nuk ka tendenca për t'i zhvendosur afatet. Ajo që është me rëndësi të thuhet është se në rast se nuk respektohen afatet, atëherë marrëveshje konsiderohet si e pavlerë dhe pala e cila tregohet jobashkëpunuese do të jetë ajo e cila do të identifikohet si palë bllokuese e dialogut, por nuk ka ndonjë arsye, që të paktën nga ana e policisë, të fillojë zhvendosja. Barrikada është ilegale. Ajo mund të tërhiqet në çdo moment dhe vetëm se do e lehtësonte punën pastaj për nesër, por përndryshe nga ana e njësive speciale të policisë nuk ka kurrfarë arsye, edhe nuk ka logjikë që procesi të fillojë para se të bartet në mënyrë logjistike gjithçka te KFOR-i dhe para se të fillojë edhe tërheqja e barrikadës apo barrikadave.
Your browser doesn’t support HTML5
Radio Evropa e Lirë: A është Kosova e gatshme teknikisht ta zbatojë marrëveshjen? A janë gati letrat ngjitëse që do të vendosen në targa?
Besnik Bislimi: Kosova ka qenë e gatshme qysh moti. Kosova ka rreth 300 mijë stikersa (v.j. letra ngjitëse), kur po them 300 mijë stikersa po mendoj 300 mijë pako, për arsye se një pako i ka katër stikers, kaq sa nevojitën për secilën veturë për të mbuluar shenjat e shtetësisë dhe simbolet. Dhe këto mjaftojnë për të mbuluar qarkullimin gjashtëmujor ndërkufitarë. Edhe marrëveshja e përkohshme ka një afat prej gjashtë muajsh, kështu që pala jonë është komplet e përgatitur.
Pala jonë i ka informatat për qarkullimin ditor, javor, mujor dhe vjetor të veturave në secilën pikë kufitare, rrjedhimisht e ka aftësinë të bëjë projektimin e sasive që nevojiten për funksionim të mirëfilltë të secilës pikë kufitare. Po ashtu është e gatshme dhe ka vendosur që të alokojë edhe staf shtesë policorë, në mënyrë që të reduktohet në maksimum koha e nevojshme për qytetarët të cilët do të pajisen me afishe ngjitëse apo me stikers.
Bislimi: Bashkësia ndërkombëtare u alarmua nga tensionet e krijuara nga Serbia
Radio Evropa e Lirë: Opozita iu ka akuzuar se keni pyetur Beogradin për largimin e njësive speciale që është çështje e brendshme e Kosovës. Si i përgjigjeni këtyre kritikave?
Besnik Bislimi: Ne nuk kemi negociuar me Serbinë në asnjë moment për tërheqjen e njësive speciale. Krijimi artificial i tensioneve në veri nga ana e Serbisë ka alarmuar gjithë bashkësinë ndërkombëtare dhe ka qenë kërkesë e tyre që ne të japim hisen tonë të kontributi me qetësimin e situatës dhe rrjedhimisht dakordimin për tërheqjen e njësive speciale. Unë kam biseduar me zotin (të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav) Lajçak dhe jo me Serbinë. Dhe po ashtu është me rëndësi të thuhet se nuk është në pjesën e detyrave të njësive speciale të vendoset në mënyrë statike të qëndrojë atje, për arsye se më nuk do të ishin speciale.
Your browser doesn’t support HTML5
Njësitë speciale (të Policisë së Kosovës) e kanë kryer detyrën e vetë në mënyrë shembullore, kanë arritur kontrollin në vendkalimet kufitare me sukses të plotë, pa shkaktuar asnjë incident të vetëm. Përkundër faktit që provokimet të cilave u janë nënshtruar në vazhdimësi kanë qenë shumë të mëdha, po them prapë, rrugën e fundit që e kanë bërë njësitë speciale të Kosovës dhe për ne ka qenë e rëndësishme që pritja e tyre në asnjë moment mos të krijojë vakum që do ta rrezikonte edhe sigurinë e stafit tonë nëpër pikat kufitare, por edhe të vetë objekteve tona, aseteve tona në kufi.
Por, është shumë me rëndësi që edhe kritikat që vijnë nga vendi, të trajtohen brenda në kontekst të asaj se kush e thotë dhe pse e thotë sepse në fakt të gjitha argumentet që vijnë nga ta janë argumente kundër tyre, për shembull argumenti i ligjshmërisë së targave ‘KM’.
Ato targa ‘KM’ operojnë të lira në veri të Kosovës nga viti 2008, rrjedhimisht ne nuk kemi vendosur kurrfarë ligjshmërie, në fakt ne kemi de-legalizuar atë, për arsye se në këtë marrëveshje ato trajtohen vetëm si targa të Serbisë që nuk njihen në Kosovë, dhe targat e Serbisë të cilat ne nuk i njohim, i mbulojmë me stikers. Deri më 30 shtator, këto targa kanë lëvizur të lira në veri dhe rrjedhimisht argumenti është i paqëndrueshëm.
SHIKONI EDHE: Presion përmes kërcënimeve ndaj serbëve në veriNëse Serbia nuk e respekton marrëveshjen, “detyrohemi të intervenojmë”
Radio Evropa e Lirë: A mund të ketë ndonjë masë tjetër reciprociteti në ditët e ardhshme?
Besnik Bislimi: Mendoj që kjo nuk lidhet asgjë me këtë lëvizje. Ne shpresojmë që Serbia ta implementojë në tërësi marrëveshjen e arritur në Bruksel. Në rast se vërejmë deformime në terren, atëherë ne do të detyrohemi të intervenojmë. Por, kjo as nuk kufizon, as nuk hap hapësira për intervenime në fusha të tjera.
SHIKONI EDHE: Kurti: Tash fillon epoka kur Serbia nis e mësohet me reciprocitetNe kemi dërguar para disa javëve ose më shumë se një muaj, një shkresë në drejtim të zyrave të qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Zvicrës dhe Britanisë të Madhe ku i kemi informuar për të gjitha trajtimet e pabarabarta të eksporteve të Kosovës drejt Serbisë. Prej disa prej tyre kemi marrë përgjigje.
Në të ardhmen, është e logjikshme të priten edhe vendime të tjera që tregojnë vendosjen e plotë të principit të trajtimit të barabartë të palëve në marrëveshjet apo në marrëdhëniet reciproke.
Letrat ngjitëse, falas
Radio Evropa e Lirë: Nga e hëna, shoferët e të dy shteteve a do të paguajnë taksën prej pesë eurosh siç ishte deri më tani?
Besnik Bislimi: Të hënën, në orën 08:00 parashihet futja në fuqi e sistemit të stikerasve (letër ngjitëse) dhe rrjedhimisht nuk aplikohet më kurrfarë pagese. Stikersat janë falas dhe u shpërndahen vozitësve në hyrje të pikave kufitare. Ajo që është me rëndësi është që ata i vendosin vetë stikersët dhe nuk mund të futen brenda territorit të Kosovës pa i mbuluar të gjitha simbolet dhe elementet e shtetësisë të shtetit reciprok.
SHIKONI EDHE: SHBA-ja dhe BE-ja mirëpresin marrëveshjen për targatRadio Evropa e Lirë: Do të thotë, njëjtë do të bëjnë edhe shoferët e Kosovës që hyjnë andej?
Besnik Bislimi: Kjo është pritja.
Bislimi: Targat ‘KM’ nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit të vitit 2022
Radio Evropa e Lirë: Çfarë do të ndodhë me targat ‘KM’ dhe targat tjera të ngjashme që kanë qarkulluar deri më tash në Kosovë?
Besnik Bislimi: Targat që kanë qarkulluar deri më tani në veri, nga dita e hënë (4 tetor) konsiderohen si targa të Serbisë, të një shteti të cilin ne ende nuk e njohim. Ky trajtim vlen për gjashtë muaj, për arsye se brenda gjashtë muajsh, Grupi Punues e ka për detyrë të gjejë një zgjidhje permanente sipas standardeve dhe praktikave më të mira të Bashkimit Evropian. Nuk besoj që ka standard apo praktikë të një shteti evropian, ku ata nxjerrin targa për qytete të shteteve tjera. Prandaj, kjo nënkupton edhe logjikisht këto targa nuk do të ekzistojnë pas 21 prillit të vitit 2022.
SHIKONI EDHE: Vuçiq: Jam i kënaqur me marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në veriRadio Evropa e Lirë: Ka pasur kritika nga opozita lidhur me këtë marrëveshje, duke thënë se qeveria e ka barazuar Policinë e Kosovës me protestuesit që kanë bllokuar rrugët. Cili është komenti juaj?
Besnik Bislimi: Nuk ka asnjë vendim të vetëm që ka marrë Qeveria e Kosovës, që nga data e marrjes së detyrës më 22 mars të vitit 2021, që opozita nuk e ka konsideruar si shumë të dëmshëm, shumë të gabueshëm, shumë të rrezikshëm. Sikur të kishte vetëm pak të vërtetë në këto kritika, atëherë do të ishte e çuditshme që shteti ekziston edhe më tutje pas këtyre gashtë muajve. Merreni me kujdes dhe trajtoni vetëm si kritika të atyre të cilët i kanë nënshkruar të gjitha ato marrëveshje ,që tani për neve janë barrë për çdo proces të dialogut.
Bislimi thotë se nuk ka marrëveshje të fshehtë
Sikur marrëveshjet e tyre të kishin qenë të mira do të ishin implementuar deri më tani. Problemet kryesore me të cilat ne ballafaqohemi, e një prej tyre është edhe tensioni në veri, janë produkt i të gjitha atyre vendimeve ‘të mira’ dhe ‘të mençura’ që kanë marrë këta për dhjetë vjet. Ndërkaq, kjo çfarë kemi bërë ne është sadopak po mundohemi të minimizojmë dëmet dhe ta të vendosim principin e barazisë që këta e kanë shkelur që nga dita e parë e negocimit me Serbinë.
SHIKONI EDHE: Von der Leyen: Marrëveshja Kosovë-Serbi, hap pozitivNuk ka asnjë marrëveshje ku pala e Kosovës është trajtuar barabartë me atë serbe, dhe tani atyre ju duket e çuditshme mënyra sesi ne negociojmë me Serbinë.
Duhet ta kuptoni se marrëveshja e 30 shtatorit është e ndryshme, është e një kahu tjetër prej marrëveshjeve të mëparshme. Dikush që mendon që marrëveshjet e deritanishme kanë qenë të mira, s’ka si të mos mendojë që kjo është e keqe. Ata të cilët mendojnë se marrëveshjet e deritanishme (nuk) kanë qenë të dëmshme, nuk kanë si të mendojë që kjo e 30 shtatorit është e mirë, sepse është e një kahu tjetër.
Radio Evropa e Lirë: A ka marrëveshja edhe pjesë tjera apo vetëm ajo që është publikuar? Pse nuk e publikoni marrëveshjen në tërësi?
Besnik Bislimi: Në Qeverinë Kurti nuk ka pika të fshehta, nuk ka marrëveshje të fshehta. Ajo që e ka nxjerr zoti Lajçak është marrëveshja e vetme që është dakorduar, nuk ka asgjë tjetër. Ato janë të gjitha konspiracione dhe janë tentativa që sado pak ta zhvlerësojnë rolin e marrëveshjes dhe rëndësinë. Por, nuk do të ndodhë asnjëherë që ne të arrijmë ndonjë marrëveshje që të mos bëhet publike, të jeni të sigurt.
“Kosova nuk është tërhequr” nga gazi, por ka kërkuar kohë
Radio Evropa e Lirë: Opozita po ashtu po akuzon se qeveria po e dëmton partneritetin me SHBA-në duke i thënë jo projektit të gazit. A është duke rrezikuar Kosova mbështetjen nga SHBA-ja duke i thënë jo këtij projekti?
Besnik Bislimi: Është mirë që Qeverinë e Kosovës mos ta mundoni shumë që të merret me komente të kësaj opozite. Opozita definitivisht e ka humbur rrugën, ose më mirë të them, janë rrugës drejt zhdukjes.
Nuk ka asnjë problem me partneritetin me Amerikën, dakordimi me MCC-në po vazhdon, ka bashkëpunim e ide të rialokimit të mjeteve. Kosova nuk është tërhequr nga procesi i gazit. Kosova ka kërkuar kohë që të marrë një vendim të kualifikuar.
SHIKONI EDHE: Opozita thotë se tërheqja nga gazi rrezikon partneritetin me SHBA-nëNuk po flasim këtu për një investim 300 mijë euro apo 500 mijë euro, por jemi duke folur për investime të qindra miliona eurove, dhe këtu nuk mund të bëhen gabime të vogla, mund të bëhen vetëm gabime të mëdha dhe secili zyrtar amerikan ka mirëkuptim dhe madje vlerësim për një qeveri e cila është e kujdesshme kur ka të bëjë me vendim që prekin buxhetin e shtetit, sepse janë taksa të qytetarëve të Kosovës dhe taksa të taksapaguesve të SHBA-së.
Ajo që ne kemi thënë është që tranzicioni është i gjatë, tranzicioni është i kushtueshëm. Ne e kemi për obligim që në periudhën e tranzicionit të energjisë, të garantojmë vazhdimësi, qëndrueshmëri dhe energji me çmime të përballueshme për qytetarët.
Vetëm gjatë këtij viti, çmimi i gazit në tregun evropian është trefishuar. Kjo tregon që nevoja për qeverinë që të jetë sa më e kujdesshme në projekte të tilla të jetë edhe më prezentë.