Baza e kohës sovjetike kthehet në qendër të NATO-s në Shqipëri
Your browser doesn’t support HTML5
Në Kuçovë të Shqipërisë është përuruar baza e parë ajrore e NATO-s në këtë shtet. Në hapje të ceremonisë, në pistat tashmë të rindërtuara të kësaj baze ajrore, ateruan gjashtë aeroplanë luftarakë EuroFighter F-2000 dhe disa helikopterë. Hapja e kësaj baze është cilësuar si veprim për rritjen e sigurisë në rajon.