Një ditë provash e Baletit Kombëtar

Baleti Kombëtar i Kosovës sivjet shënon 50-vjetorin e themelimit. 

Balerinat dhe balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës duke bërë prova në një skenë të improvizuar në sallën "1 Tetori".

Ansambli i parë i Baletit të Kosovë, u themelua në vitin 1972.

Në kohën e themelimit, trupa kishte 25 balerinë të rinj, prej të cilëve 19 burra dhe 6 gra.

Në vitin 2005 Trupa e Baletit u rigjenerua me balerinët e rinj. Por, edhe pas 50 vjetësh, ata ende nuk kanë një shtëpi të tyre, ku mund të ushtrojnë dhe interpretojnë shfaqje.

Rrustem Bajrami, 70-vjeçar, ish - balerin i Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës duke shikuar gjeneratën e të rinjve teksa ushtrojnë në skena të improvizuara sic kishte ushtruar ai më parë.

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës e shoqëron trupën e baletit edhe gjatë provave për shfaqjen e jubileut "Halili dhe Hajria".

Skena e improvizuar për shfaqjen e jubileut të Baletiti Kombëtar të Kosovës është ngritur në sallën "1 Tetori".

Instrumentististët  e Filharomonisë së Kosovës gjatë provave.

Filharmonia e Kosovës për herë të parë do ta shoqërojë Trupën e Baletit Kombëtar të Kosovës gjatë interpretimit të shfaqjes.

Një violinist duke luajtur në violinë gjatë provave. 

Një tjetër pamje gjatë provave të balerinëve.

Skena e improvizuar, e ngritur në sallën “1 Tetori”.

Lëvizjet e balerinëve në skenë.

Në mungesë të objektit të Operës dhe Baletit, balerinët ushtrojnë në kushte jo të mira.

Një balerinë e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës.

Hapësirat e ngushta në të cilat punojnë balerinat e balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës, ua vështirësojnë punën.