Nga fishekët deri tek autoblindat - Policia shfaq armatimin që gjeti në veri
Disa granata dore të konfiskuara në veri të Kosovës, u ekspozuan gjatë konferencës për media të ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më 25 shtator 2023.
Ekspozimi i artilerisë së gjetur në vendin e ngjarjes.
Ministri Sveçla, tha se autoritetet kanë gjetur harta dhe plane për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri më 24 shtator. Ai argumentoi se sulmi nuk ishte ad-hoc, por ishte planifikuar për muaj të tërë.
Sipas Sveçlës, në bazë të armëve që kanë gjetur, besohet se ka pasur plan që në sulm të përfshiheshin “qindra persona për destabilizimin e vendit tonë”.
Karikatorë, fishekë e radiolidhje.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha se në një makinë Mercedes, me targa të Beogradit, është gjetur një leje për armë në emër të Millan Radoiçiqit.
Leje për armëmbajtje për përdorim personal lëshuar për Millan Radoiçiqin.
Karta identiteti dhe kartela bankare që dyshohet se u përkasin sulmuesve të Policisë.
Një raketahedhës dore për një përdorim që u gjet në vendin e ngjarjes.
Pos armëve dhe municionit, Policia e Kosovës tha se ka gjetur edhe automjete ushtarake.
Një pjesë e municionit të konfiskuar.
Pako me plumba dhe një kuti e ndihmës së parë.
Pajisje për komunikim dhe rroba ushtarake.
Arka me municione, një flamur i Serbisë e gjësende tjera të konfiskuara shihen në këtë foto.
Mitralozë të konfiskuar në vendin e ngjarjes nga autoritetet e Kosovës.
Ky automjet që dyshohet se është përdorur nga sulmuesit, mbante një letër ngjitëse me mbishkrimin KFOR.
Automjete e veshje ushtarake.
Karikatorë e fishekë për armë kalibrash të ndryshëm.
Disa armë me shurdhues.
Një autoblindë e konfiskuar nga Policia e Kosovës në vendngjarje.
Targa automjetesh me regjistrimin BG (Beograd).
Armët që Policia tha se i ka konfiskuar në Banjskë.