Arkitektura e së ardhmes në syrin e Benart Shalës

Your browser doesn’t support HTML5

Në garën ndërkombëtare “Arkitektura e së ardhmes”, e cila organizohet çdo vit në Slloveni, morën pjesë mbi 350 projekte të arkitektëve të rinj nga 70 shtete të ndryshme të botës. Nga të gjitha këto punime, Benart Shala student në UBT arriti që të shpallet projekti më i votuar nga publiku dhe mblodhi gjithsej 1201 vota, më shumë sesa çdo garues tjetër i botës.