Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se asnjë ushtar dhe asnjë polic nga Serbia nuk ka hyrë përtej kufirit me Kosovën.
Ai tha se policia serbe arrestoi tre policë të Kosovës 1.8 kilometra larg kufirit.
“Këta njerëz nuk kanë çfarë të kërkojnë në zonën Tresava-Batnjik pa miratimin e KFOR-it, sidomos me tyta të gjata”, tha Vuçiq në Radio televizionin e Serbisë (RTS).
Vuçiq tha se Ushtria e Serbisë ishte 20 kilometra larg vendit të arrestimit.
Policia e Kosovës tha se në mesditën e 14 qershorit tre zyrtarët policorë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
SHIKONI EDHE: Kosova thotë se Serbia ia "kidnapoi" tre policë, Serbia thotë se i arrestoi në territorin e sajPolicia e cilësoi si "kidnapim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës.
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Krerët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim, të cilin e kanë cilësuar si "akt agresioni", duke kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë Serbinë dhe zyrtarët policorë të lirohen menjëherë.
SHIKONI EDHE:
Krerët shtetërorë të Kosovës kërkojnë lirimin e tre policëvePetkoviq: Xhandarmëria serbe ka arrestuar tre policë të Kosovës në komunën e RashkësVuçiq tha se “jemi në udhëkryq se a do të vazhdojmë të kemi paqe ose jo”.
Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se me do kusht dëshiron të “shkaktojë luftë dhe konflikte”.
“Do të shohim se cilat ishin qëllimet e vërteta të të arrestuarve”, tha ai.
Duke komentuar raportimet e mediave se Qeveria e Kosovës ka ndaluar importin e mallrave nga Serbia, Vuçiq tha se kjo tregon se “ju dëshironi t’i torturoni njerëzit në veri, t’i lini pa ilaçe dhe ushqime elementare”.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalojë hyrjen në territorin e shtetit të automjeteve me targa të Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.
“Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.