Aktivisti civil i burgosur iranian, Zartosht Ahmadi Ragheb tha në një mesazh se ai hodhi poshtë një propozim të zyrtarëve të burgut për të kërkuar falje.
Në mesazhin e tij të publikuar në internet më 4 korrik, Ragheb, i cili është i burgosur në burgun Rajaeeshahr, në perëndim të Teheranit, tha se një delegacion nga zyra e prokurorit e vizitoi atë dy herë javën e kaluar dhe e pyeti nëse donte të kërkonte falje. "Kurrë", u kishte thënë ai.
Ragheb është një punonjës i shkarkuar i zjarrfikësve, i cili është arrestuar disa herë për shkak të aktivizmit të tij paqësor.
SHIKONI EDHE: Irani ekzekuton gazetarin që kishte kundërshtuar regjiminAi është gjithashtu një nga 14 aktivistët civilë dhe politikë që publikuan një deklaratë në qershor 2018 duke kërkuar dorëheqjen e liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei dhe duke kërkuar ndryshim rrënjësor të Kushtetutës.
Ragheb, i cili ka qenë në burg për katër muajt e fundit, iu nënshtrua një operacioni në stomak në qershor dhe u kthye në burg pavarësisht se nuk kishte përfunduar trajtimin e tij.