Në kërkim të të mbijetuarve pas vërshimeve vdekjeprurëse në Afganistan

Një burrë afgan shikon dëmet e shkaktuara në shtëpinë e tij më 12 maj, pas vërshimeve të reja që goditën provincën Baglan në veri të Afganistanit.

Vërshimet e fundit që u shkaktuan nga shirat sezonale kanë lënë të vdekur më shumë se 300 persona, shumë të tjerë janë lënduar, ndërsa mbi 1.000 shtëpi janë shkatërruar, sipas zyrtarëve të Programit të Kombeve të Bashkuara për Ushqim Botëror.
 

Qeveria e sundimtarëve talibanë të Afganistanit tha më 12 maj se të paktën 1.630 persona janë lënduar në provincën Baglan, dhe mbi 2.260 shtëpi janë shkatërruar, përderisa ekipet e emergjencave dhe familjarët po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar.

Pamje e shkëputur nga një video tregon burrat afganë që me lopata heqin baltën, duke kërkuar për të mbijetuar në provincën Baghlan.

Një autoambulancë arrin në zonat e prekura nga vërshimet afër fshatit Shiralal në Baglan.

Kjo provincë ka pësuar më së shumti shkatërrime, ku shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar dëme dhe kanë shkatërruar mijëra shtëpi që nga 10 maji.

Fillimisht u tha se provinca Baglan do të ishte një prej zonave që do të goditej më së rëndi, por që atëherë zyrtarët i kanë shtuar në listë edhe provincat e Badashkanit, Gorit dhe Heratit.

Duke bartur në krah një fëmijë, Salimi,45-vjeçar nga Baglani që ka humbur katër familjarë si pasojë e vërshimeve, viziton varret e familjarëve në fshatin Sheralal.

Haji Sarakha, 48-vjeçari që ka humbur të gjithë anëtarët e familjes nga vërshimet, merr trajtim mjekësor brenda një autoambulance.
 

Pamje të shtëpive të shkatërruara nga vërshimet e reja në fshatin Shiralal.

Afganistani është një prej shteteve më të cenueshme në botë sa i përket ndryshimeve klimatike dhe shteti më i papërgatitur që të përballet me ndryshimet klimatike. Kështu thuhet në një raport të publikuar nga Zyra për Koordinim të Çështjeve Humanitare e OKB-së.


 

Një djalë afgan shikon një makinë që ka ngecur në një zonë të prekur nga vërshimet në fshatin Sharak Muxhairin.

Vullnetarët duke u shpërndarë bukë njerëzve të prekur nga vërshimet në fshatin Shiralal.

Në zonat malore, lidhjet rrugore dhe ato të furnizimeve mbeten të paqasshme.

Një vajzë e vogël, që ka humbur katër anëtarë të familjes, qëndron pranë varrit të vëllait të saj. Ai është varrosur pranë fshatit Sheralal.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për viktima në zonat e largëta në veri të Afganistanit, ku të paktën 300 persona kanë vdekur për shkak të vërshimeve që u shkaktuan nga shirat e rrëmbyeshëm.