Afganët e varur nga droga me pak mundësi trajtimi
Your browser doesn’t support HTML5
Turmat e grumbulluara të përdoruesve të varur nga droga në krahinën jugperëndimore të Nimrozit në Afganistan, ilustrojnë krizën në rritje nga përdorimi i opiumit dhe heroinës në vend. Ndihma ndërkombëtare për luftimin e varësisë nga droga është zvogëluar që kur talibanët morën pushtetin në vitin 2021. Të dhënat e Kombeve të Bashkuara tregojnë se varësia po rritet së bashku me varfërinë, ndërsa ekonomia e vendit mbetet kryesisht e ngrirë. (Përgatitën: Albina Kastrati dhe Ibrahim Berisha)