Bashkë me Trumpin kthehen edhe "shqetësimet për Kosovën e Bosnjën"
Your browser doesn’t support HTML5
Ndërsa Donald Trump përgatitet për presidencën e dytë, Ballkanin Perëndimor e presin kohë të pasigurta përpara. Sipas disa analistëve, janë dy popuj - shqiptarët e Kosovës dhe boshnjakët e Bosnjës - që kanë më shumë arsye për t’u shqetësuar nga rritja e mundshme e ndikimit serb, si rezultat i politikave të tij.