Abetaret e Kosovës të botuara ndër vite
Ekspozita e abetareve të botuara në Kosovë ndër vite e hapur në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Edukimit.
Abetarja e parë e botuar në Kosovë në vitin 1945 e titulluar ‘Këndimi im i parë’.
“Abetare për të rritur” ishte titulluar ajo e dyta e botuar në Kosovë në vitin 1946 nga një shtypshkronjë në Prizren.
Abetarja e tretë për fëmijë të klasës së parë u botua në vitin 1947 në Beograd.
Abetarja e katërt e titulluar “Abetare për të rritun” u botua në vitin 1948 në Beograd. Ajo ishte pa ngjyra me 110 faqe dhe kishte tirazhin prej 100 mijë kopje.
Abetare e botuar në vitin 1951 e ilustruar dhe me ngjyra. Ajo o botua në Prishtinë dhe tirazhi i saj ishte 6 mijë kopje.
E ilustruar edhe me ngjyra, në vitin 1955 u botua një abetare tjetër në Kosovë.
Abetare e botuar në vitin 1966.
Abetare e botuar në vitin 1967 nga Enti i Botimeve Shkollore në Serbi.
Në vitin 1972 abetarja e botuar nga shtëpia botuese e librit shkollorë, Tiranë “Mihal Duri”.
Në vitin 1977 abetarja u botua në Prishtinë – Rilindja.
Në vitin 1982 abetarja e botuar nga Enti i Teksteve Mësimore në Kosovë.
Abetarja e botuar në vitin 1987.
Abetarja e botuar në vitin 2003 nga Enti i Teksteve Mësimore i Kosovës.
Në vitin 2007 u botua një abetare tjetër në Kosovë.
Abetarja e botuar në vitin 2008 në Kosovë. Kjo abetare kishte të bashkangjitura edhe fletore pune.
Abetarja e botuar në vitin 2012 ishte titulluar “Abetare shkronjë pas shkronje’ dhe ishte e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërinë .
Në vitin 2022 u botua edhe një abetare tjetër për klasat e para të arsimit fillor, e cila po ashtu ishte e përbashkët me Kosovën dhe Shqipërinë. Nxënësit e klasave të para të dy shteteve mësojnë nga e njëjta abetare.